English

Vret kolegun me shpatë, vdes në ndjekje policore mes kamerash aktori porno (VIDEO)

SHBA, 8 Qershor NOA - Ka rënë nga një shkëmb në prani të kamerave por jo duke xhiruar një film, thjeshtë duke vulosur fundin e tij. Stephen Clancy Hill, aktor i njohur i filmave erotikë dhe porno, ishte i kërkuar nga policia për vrasjen e një kolegu të tij dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Një vrasje që u krye nga mjeshtri i pornos, pak para se të vritej dhe vetë. I armatosur me një shpatë samurai në një përpjekje për të ikur ai nuk është marrë aspak seriozisht nga policia që e ka ndjekur këmba-këmbës.

Sic e shihni me poshte dhe ne pamjet video te casteve te fundit, një fund me të vërtetë i tmerrshëm për tridhjetë e katër vjeçarin amerikan, i njohur në botën e pornografisë me pseudonimin “Driver Steve”.

Stephen Clancy Hill po tentonte t’i largohej policisë, si në një film me ndjekje, i cili përfundoi me një skenë tragjikisht, spektakolare. Ai ra nga një shkëmb në të cilin ishte ngjitur pas ndjekjes që zgjati më shumë se tetë orë.

{youtube}jcJqIg1qCys{/youtube}

Incidenti filloi më parë, kur aktori ishte me grupin e plotë të xhirimit të një prej filmave pornografikë më të njohur “Lugina Porno”.

Sipas gazetave lokale Stephen Hill Clancy ka filluar këtë incident menjëherë pasi është shkarkuar nga puna e tij.

I tërbuar ai rrëmbeu një shpatë samurai dhe sulmoi kolegët e tij, ku si rrjedhojë gjeti vdekjen Herbert Wong dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Më pas filloi arratia e tij, e cila zgjati për orë të tëra dhe përfundoi në buzë të luginës së thellë në Kalifornia.

I rrethuar nga agjentët, Stephen Hill Clancy i kërcënoi ata se do të hidhej në zbrazëti. Duke u përpjekur për të shpëtuar rrëshqiti nga shkëmbi duke rënë në humnerë por, për autoritetet ende mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes, pasi disa burime flasin për një të shtënë e cila mund të ketë bërë aktorin që të dalë jashtë ekuilibrit mendor.

r.b/NOA

KOMENTE