Serres, Greqi, 7 Qershor 2010 NOA – Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Serres në Greqi, pasi autoret janë dy vajza të mitura. Ato i kanë marrë jetën një plaku 80-vjeçar duke e qëlluar pafundësisht me thika në të gjithë trupin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Kerkini të Serres, gjatë orëve të vona të pasdites, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Policia lokale tha se 80 vjeçari, shtetas grek, banor i zonës, u gjet e masakruar në pyllin që ju shihni në foto ku edhe agjentët kryen hetimet e rastit.
Nga investigimi i ngjarjes, policia arriti sot në përfundimin se vrasëse të gruas së moshuar janë dy vajza, gjithashtu greke, njëra 14 vjeçe dhe tjetra dy vjet më e madhe.
Hetimi nxori se dy vajzat e mitura kanë hyrë në shtëpinë e 80-vjeçarit, me qëllim që të vjedhin por kur plaku i zbuloi, ato iu hodhën në fyt dhe e masakruan me një thikë.
Që të dyja janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje.
n.s/NOA