English

Zbulohet në Sumatra gruaja më e moshuar në botë, 157 vjeçe

Sumatra, 7 qershor, NOA – Gjatë regjistrimit të para disa kohëve të popullsisë në Indonezi, është zbuluar në një fshat të vogël në ishullin Sumatra gruaja e cila pohon se është plot 157 vjeçe.

Një fakt të tillë e ka deklaruar Jhony Sardjono, zyrtar i zyrës së Statistikës në Indonezi.

Regjistruesit besojnë se është e mundshme që Turinah, vërtet është e lindur në vitin 1853. Deri tani, gruaja më e vjetër në botë, që ishte më e njohura, ka qenë francezja Jeanne Calment, e cila ka ndërruar jetë në vitin 1997, në moshën 122-vjeçare.

“Nuk ka dokumente autentike që mund të dëshmojnë moshën e sajë, por në bazë të deklaratave të saja dhe duke marrë parasysh moshën e vajzës së sajë të birësuar, e cilat tani ka 108 vjet, është shukmë vështirë që të vihet në dyshim”, - ka deklaruar zyrtari i shërbimit për regjistrimin e popullsisë në Indonezi, Jhony Sardjono.

Turinah edhe sot e kësaj dite punon rreth shtëpisë së saj dhe gjatë tërë jetës së saj ka pirë duhan, ka pohuar Sardjono.

Ai ka shtuar se “përkundër moshës, ajo ka memorje të shkëlqyer, shikim të mirë dhe nuk ka kurrfarë probleme me veshët. Gati rrjedhshëm flet edhe gjuhën holandeze”, ka shtuar Sardjono.

Indonezia ka qenë koloni e Holandës disa shekuj para Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës e ka shpallur pavarësinë.

Turinah pohon se i ka djegur të gjitha dokumentet e veta më 1965, për të mos e implikuar me komunistët, të cilët pushteti indonezian i ka likujduar nën akuzën se planifikojnë grusht-shtet.

Ndërkaq, një grua tjetër u ka thënë regjistruesve se ajo (Turinah) ëshhtë 145 vjeç.

NOA-INA

KOMENTE