NOA ju sjell 24 orë në 24, minutë pas minute lajmet për Botërorin 2010
Kejp Taun, 8 qershor 2010 NOA - Kanë qenë dhjetë tifozë ultras të skuadrës së Argjentinës të cilët janë dëbuar menjëherë nga autoritetet e Afrikës së Jugut dhe kjo sapo mbërritën në aeroportin e Johanesburg për të ndjekur skuadrën e tyre gjatë këtij evenimenti.
Bëhet fjalë për një ndër grupet më të njohura të Amerikës së Jugut “barras bravas”, të cilët me një fluturim nga Angola së bashku me 70 tifozë të tjerë argjentinas.
Dhjetë pjesëtar të këtij grupi figuronin në listën e zezë të dhunës, në Botëroret e mëparshme, madje njëri prej tyre ishte përfshirë dhe në një vrasje.
Të gjithë vendet pjesëmarrëse në këtë Botëror kanë dërguar nga një listë në të cilën janë shkruar emrat e tifozëve të cilët konsiderohen si të rrezikshëm dhe atyre do tu ndalohet hyrja në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.
Burimet policore kanë bërë të ditur se në Afrikën e Jugut kanë mbërritur dhe tifozë të tjerë argjentinas të grupit “barras bravas” por, kanë theksuar se janë të gjithë ata janë fotografuar.
r.b/NOA