English

Ahmadinexhad: Nëse Sanksionohet Sërish Irani Nuk Negocion Mbi Programin Bërthamor

STAMBOLL, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Irani nuk do të diskutojë lidhur me programin e tij bërthamor nëse Këshillin e Sigurimit në OKB do të vendosë sanksione të reja kundër tij, deklaroi sot në Stamboll presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad. "Kam deklaruar edhe më parë se administrata amerikane dhe aleatët e saj gabohen nëse besojnë se do të mund të ''na kërcënojnë'' përmes një rezolute dhe në të njëjtën kohë të ulen në të njëjtën tryezë bisedimesh bërthamore me Teheranin. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në Stamboll. Presidenti iranian gjithashtu nxiti fuqitë ndërkombëtare perëndimore të pranojnë nj marrëveshje të arritur mes Iranit, Turqisë dhe Brazilit mbi shkëmbimin e lëndëve bërthamore djegëse, ku theksoi se një rast ''i dytë'' si ky nuk do të paraqitet dy herë. Kjo marrëveshje "përbën një mundësi të artë për qeverinë amerikane dhe aleatët e saj (...) Shpresoj ta marrin në konsideratë me shumë kujdes. Një mundësi e tillë nuk do të ripërsëritet", theksoi Ahmadinexhad./ /i.p/
KOMENTE