Moskë, 8 qershor, NOA - Autoritetet ruse kanë arrestuar tre ushtarë rusë nën dyshimin se kanë përdorur kartën e kreditit të njërës nga viktimat e rrëzimit të aeroplanit polak, ku e humbi jetën presidenti Leh Kaçinski.
Rreth 1.500 euro ishin tërhequr nga llogaria bankare e Andrej Pzhevoznik, i cili drejtonte komitetin polak të memorialeve të luftës.
Të hënën Ministria e Brendshme e Rusisë i mohoi raportet, por agjencia ITAR-TASS raportoi sot se autoritetet kanë arrestuar të paktën tre rekrutë që punonin në aeroportin ushtarak, ku u rrëzua aeroplani i Kaçinskit në 10 prill.
NOA/RFE