Moskë, 8 qershor, NOA – Një grua serial killer është arrestuar ditën e sotme në Rusi, e cilësuar si një prej maniakeve më të rrezikshme të viteve të fundit. Policia ruse nuk e ka bërë të ditur identitetin e saj, ndërsa ka dhënë detaje të masakrave të kryera.
Janë të paktën 17 vrasje të regjistruara në adresë të saj. Janë të gjitha gra dhe mosha e tyre varion nga 70 deri në 8 vjeç, raportojnë mediat ruse të lajmeve.
Arrestimi i saj është bërë në rajonin e Sverdlovsk. Nga ekspertët e policisë cilësohet si një rast i veçantë, fakti që në listën e serial killerve është futur dhe një femër.
Prej vitesh ajo kërkohej nga policia, por gjithmonë kish arritur t’i shmangej arrestimit.
Gruaja, sipas policisë në pamje të parë kishte një jetë të qetë. Ishte nënë e dy fëmijëve dhe vetëm vitin e fundit, një prej tyre e kishte dërguar në jetimore.
m.xh/NOA