Axhenda Ndërkombëtare 8 Qershor 2010
--------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
LUKSEMBURG/MADRID - Mbledhje e ministrave evropianë të Financave për forcimin e disiplinës buxhetore në BE, një ditë pas rënies së euros në nivelin më të ulët që prej katër vjetëve.
- Në Madrid, grevë dhe manifestime të punonjësve të administratës shtetërore në të gjithë vendin për të protestuar kundër uljes së pagave në kuadrin e masave të rrepta ekonomike. Manifestim përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe manifestim në qendër duke filluar nga ora 16:30.
NJU ORLINS - Shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës do të vazhdojë të përhapet në brigjet amerikane për "disa vite", njoftojnë autoritetet, pavarësisht progreseve në mbledhjen e një sasie më të madhe nafte.
- Në Uashington, një komision gjyqësor i Senatit mblidhet për të shqyrtuar sanksione që mund t'i vendosen një kompanie nafte shkaktare të një ndotjeje. E para e një sërë seancash rreth ndotjes gjigante në Gjirin e Meksikës e shkaktuar nga kompania britanike BP (14:00GMT).
TË TJERA
--------------
JERUSALEM/GAZA/STAMBOLL - Qeveria e Netanjahut u reziston kërkesave për një hetim ndërkombëtar lidhur me sulmin e përgjakshëm kundër një flotiljeje humanitare, duke u shprehur e gatshme për një "analizë" të brendshme lidhur me bllokadën në Rripin e Gazës.
- Në Stamboll, kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan hap një konferencë rajonale për sigurinë në Azi, me praninë e veçantë të presidentëve të Iranit, Sirisë, territoreve palestineze, Afganistanit dhe të kryeministrit rus Vladimir Putin, një javë pas sulmit izraelit kundër një flotiljeje ndihme për Gazën që shkaktoi një zemërim ndërkombëtar (përfundimi parashikohet për në orën 14:00).
- Në Gaza, ndjekje e situatës një ditë pas vdekjes së të paktën katër aktivistëve palestinezë në afërsi të territoreve palestineze.
LONDËR - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates takohet me homologun britanik Liam Fox (konferencë shtypi në orën 14:00).
SEUL - Ndjekje e situatës në Korenë e Veriut pas një sërë ndryshimesh kryesore në pushtet dhe ngritjes në detyrë të kunatit të Kim Jong-Il në postin e zëvendëskryetarit të Komisionit të fuqishëm kombëtar të mbrojtjes, CND.
BONN - Ndjekje e bisedimeve në kuadrin e Konventës së OKB-së për ndryshimet klimatike, që vazhdon deri më 11 qershor.
PARIS - Vizitë në Paris e presidentit gjeorgjian Mikhail Sakashvili. Takim me presidentin Nicolas Sarkozy dhe me shefin e diplomacisë Bernard Kouchner, më tej konferencë shtypi në institutin e studimeve politike (15:45).
BRUKSEL - Konferencë shtypi e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Kosovën Pieter Feith dhe e përfaqësuesit të misionit të "shtetit të së drejtës" në Kosovë (Eulex), gjeneral Yves de Kermabon.
/I.Pu.