Azerbajxhani Autorizon Praninë E Bazave Të Huaja Ushtarake
BAKU, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Parlamenti azer miratoi sot një doktrinë të re ushtarake duke i mundësuar kësaj ish-republike sovjetike të Kaukazit të presë përkohësisht bazat e huaja ushtarake.
Miratuar me 110 vota dhe dy kundër, doktrina lejon vendosjen e përkohshme të bazave ushtarake në Azerbajxhan sipas normave ndërkombëtare dhe në rast të ndryshimeve radikale për situatat politike-ushtarake në vend.
Ky vendim u miratua pas një vizite në Baku të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, i cili kishte si qëllim të riforconte lidhjet me Azerbajxhanin.
Amerikanët nuk fshehin vullnetin e tyre për vendosjen e bazave të reja dhe rrugëve tranzit në rajon me qëllim për të mbështetur përpjekjet e koalicionit në Afganistan./
/ec/ a.jor.