Tiranë, 8 qershor, NOA – Minoritetit arumun në Shqipëri duhet t’i jepet statusi i një minoriteti kombëtar, përtej atij të një minoriteti etno-gjuhësor që ekziston deri më tani.
Një kërkesë të tillë, presidenti rumun Trajan Basesku, ia ka bërë publikisht opinionit shqiptar gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij Bamir Topi, ndërsa ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë.
“Kemi kërkuar dhënien e statusit si minoritet kombëtar të minoritetit arumun në Shqipëri”, theksoi ai.
Duke shtuar se “Rumania vlerëson se arumunët janë shtetas të besuar të shtetit shqiptar, të cilët e kanë treguar këtë gjatë viteve dhe e meritojnë të vlerësohen”.
Ai tha më pas se me palën shqiptare ka diskutuar edhe për shtëpinë e Jorgës në Sarandë.
Ai tha më pas se ashtu si Shqipëria, edhe Rumania është për stabilitetin në rajon dhe integrimin e të gjitha vendeve të tij drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, procese këto, për të cilat do të përpiqet të japë kontributin e saj.
n.e/NOA