English

Basha: Bashkia E Tiranës Të Marrë Përgjegjësitë Për Kaosin E Trafikut

TIRANË, 8 Qershor /ATSH-Mira Shkurta/ - Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha duke vlerësuar sot se "trafiku në rrugët e kryeqytetit është në kolaps", kërkoi marrjen e përgjegjësive nga Bashkia e Tiranës. Ndërsa u shpreh se "Policia mbetet e angazhuar të bashkëpunojë në interes të qytetarëve të Tiranës, duke respektuar të gjitha kompetencat e Bashkisë", ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha shtoi edhe se "nëse Bashkia nuk do të marrë përgjegjësitë, atëherë policia do të veprojë për të zhbllokuar situatën". Prej datës 28 Mars, trafiku në rrugët e Tiranës ka hyrë në kaos, për shkak të punimeve që ka nisur Bashkia në zemër të qytetit, pa pasur një plan të detajuar për devijimin e trafikut. /gj.m//n.m/
KOMENTE