English

Be - Marrëveshje Për Hetime Ekonomike Nga ''Eurostat''

LUKSEMBURG, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Ministrat evropianë të Financave arritën sot një marrëveshje në parim për përforcimin e detyrave të Zyrës Evropiane të Statistikave ''Eurostat'' dhe për t'i lejuar mundësi hetimi për vërtetimin e korrektësisë dhe saktësisë së shifrave të paraqitura nga vendet e BE-së, kryesisht lidhur me çështjen e deficiteve. Iniciativa është një përgjigje ndaj gabimeve të bëra mbi statistikat greke që ishin dhe origjina e krizës së borxhit. Dispozitat e reja "kanë si qëllim përforcimin e rolit e ''Eurostat'' kur bëhet fjalë për verifikimin e të dhënave në rastet kur janë të qarta rreziku apo problemet e rëndësishme", sipas dokumentit të miratuar sot nga ministrat. "Objektivi i kësaj marrëveshje është që t'i mundësojë Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së të bashkëpunojnë në mënyrë sa më efikase në përmirësimin e cilësisë së dhe besueshmërisë së të dhënave statistikore të përdorua në deklarimin e shifrave të deficiteve dhe të borxheve publike", theksohej në dokument. "Njëri ndër problemet më të mëdha që ishte origjina e krizës, veçanërisht në Greqi, lidhej me pasaktësinë e shifrave dhe të rishikimi praktikisht pesë herë në hapësirë kohore prej gjashtë muajve të shifrave të deficitit", komentoi ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE