English

Berisha: Qendra Kombetare E Licensimit, Nje Histori E Suksesshme Per Filozofine E Qeverise

TIRANE, 8 Qershor/ATSH-Anila Struga/. - Kryeministri Sali Berisha ne 1-vjetorin e Qendres Kombetare te Licensimit, e konsideroi atë "një histori suksesi te rendesishme per filozofine e qeverise, biznesit vendas e te huaj, qe operojne ne Shqiperi". Berisha tha se gjate nje viti, kjo qender ka dhene 3000 leje dhe licensa me nje kosto prej 1 euro per investitoret vendas e te huaj. Kryeministri Berisha vlerësoi se "ngritja e kesaj qendre është misherim i luftes me O tolerance kunder korrupsionit ne fushen e biznesit. Ky ishte qellimi i ngritjes së saj dhe qeveria do e mbeshtese klimen e biznesit dhe qytetaret e vendit". I pranishëm në ceremonine e 1-vjetorit të QKL-së, kryeministri Berisha inauguroi dhe sportelin per one -stop shop per aplikimet ne fushen energjise. /a.ke/
KOMENTE