Durrës: Gjendet I Varur Një 46-Vjeçar
DURRËS, 8 qershor /ATSH-G. Kabashi/ - Një person është gjetur i varur në punishten e tij të martën në fshatin Arapaj, rreth 6 km nga Durrësi, bën të ditur policia.
Sipas policisë, N.E, 46 vjeç, është gjetur nga familjarët e tij, i varur në punishten e marangozisë ku ai punonte, ngjitur me shtëpinë.
Mendohet se viktima është vetëvarur, ndërkohë që mësohet se natën e shkuar ai kishte fjetur në punishte.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ch/