English

Durrës: Investitorët Polakë Të Interesuar Për Bashkëpunim Me Qytetin Bregdetar

DURRËS, 8 Qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. -Sipërmarrësit polakë kanë shfaqur sot interesimin e tyre për bashkëpunim në qytetin bregdetar të Durrësit. Gjatë një takimi me kryetarin e bashkisë, Vangjush Dako, delegacioni me rreth 25 biznesmenë, që kryesohej nga zëvendësministri i Ekonomisë së Polonisë, Rafal Baniak, u njoh me resurset turistike, perspektivat ekonomike të qytetit të Durrësit. Gjatë bashkëbisedimit sipërmarrësit polakë shfaqën interes në veçanti në fushën e hoteleri- turizmit. Zv/ministri polak i Ekonomisë, Baniak, shprehu gatishmërinë e qeverisë polake për të nxitur vëmendjen e biznesit polak për investime në qytetin e Durrësit. Kryebashkiaku Dako u takua edhe me z. Maciej Nowicki, drejtor i departamentit të zhvillimit rajonal dhe planifikimit të territorit në Bashkinë e Lubuskut, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve. Delegacioni shoqërohej nga Ambasadorja polake në Tiranë, Irena Tatarzynska. /s.s./
KOMENTE