English

Ekon - Biznesi Slloven Kërkon Anëtarësimin Në Be Të Ballkanit Perëndimor

BLED, 8 qershor /ATSH-MIA/ - Biznesmenët sllovenë konsiderojnë se do të ishte shumë i dobishëm fakti që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësoheshin sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Ata kërkuan nga qeveria që të sigurojë një nxitje më të madhe për kompanitë që dëshirojnë të jenë pjesë e tregut të Ballkanit Perëndimor. Në një tryezë të rrumbullakët për rolin e biznesit slloven në rajon, që u zhvillua dje në Bled, ministri i Punëve të Jashtme, Samuel Zbogar deklaroi se roli i Sllovenisë në Ballkanin Perëndimor është i dyfishtë, nga njëra anë, ajo është përfaqësuese e BE-së, ndërsa nga ana tjetër, detyra e saj është të ndihmojë vendet e rajonit të ndjekin hapat e saj duke i këshilluar ndihmë teknike. Sipas tij, hapat e Lubjanës deri më tani ishin përafërsisht të pakoordinuara, por me drejtimet e reja që qeveria i miratoi në muajin mars, kjo do të ndryshojë. ''Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Slloveninë në kuptimin ekonomik'', deklaroi Zbogar duke shtuar se në këtë rajon realizohet 16,5 për qind nga eksporti slloven dhe shtatë për qind nga importi./ a.jor.
KOMENTE