English

Ekon - Brukseli Parashikon Hetime Për Statistikat Bullgare

LUKSEMBURG, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian u shpreh i shqetësuar përsa i përket statistikave ekonomike të ofruara nga Bullgaria dhe parashikoi të dërgojë në të ardhmen një mision hetimi, theksoi sot komisioneri i Çështjeve Ekonomike, Olli Rehn. "Ne kemi pasur shqetësime në lidhje me performancën e statistikave ekonomike të Bullgarisë dhe kemi parashikuar dërgimin e një misioni hetimi në të ardhmen'', theksoi Rehn gjatë një konference shtypi në përfundim të një takimi në Luksemburg të ministrave të Finacave. Ky do të jetë një nga misionet e para të realizuara në kuadër të pushtetit të ri të auditit dhe hetimit që duhet të jetë i akorduar me zyrën evropiane të statistikave ''Eurostat''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE