English

Ekon - Fmn: Eurozonës I Duhet Një Reformë Rrënjësore

UASHINGTON, 8 qershor /ATSH-MIA/ - Europa patjetër duhet të marrë masa vendimtare për t'i riparë rregullat për menaxhimin me eurozonën, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). "Korniza fiskale e eurozonës duhet të forcohet në mënyrë të konsiderueshme me qëllim që të krijohet një bashkim monetar efikas", thuhet në një kumtesë të FMN-së. Fondi i bën thirrje eurozonës të zbatojë reforma rrënjësore dhe të përfundojë projektin e unionit monetar. "Kriza aktuale në eurozonë është pasojë e politikës afatshkurtër fiskale të disa vendeve, të anulimeve të ndryshimeve të domosdoshme të sistemit financiar dhe të përparimeve të pamjaftueshme në vënien e disiplinës dhe fleksibilitetit të duhur për funksionimin e unionit monetar", citohet në njoftim./ a.jor.
KOMENTE