English

Erdogan Akuzon Izraelin Për Shkelje Të Së Drejtës Ndërkombëtare

STAMBOLL, 8 qershor /ATSH-MIA/ - Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan deklaroi dje në mbrëmje në Stamboll se sulmi i komandove izraelite ndaj karvanit humanitar prej gjashtë anijesh, që transportonin ndihma për Ripin e Gazës, paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave njerëzore. Ai i bëri thirrje Izraelit të pranonte hetim ndërkombëtar për rastin. Duke theksuar se pas sulmit, në të cilin u vranë nëntë aktivistë turq, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit asnjëherë nuk do jenë më të njëjta, Erdogan fajësoi Izraelin për krime lufte. Erdogan theksoi edhe se bllokada izraelite për Ripin e Gazës duhej të ndërpritej urgjentisht. "Është koha të hiqet embargoja kundër Gazës. Nuk dëshirojmë më që në botë të ketë një burg të tillë të hapur", tha Erdogan./ a.jor.
KOMENTE