Fishë Teknike - Japoni - Përbërja E Qeverisë Së Re
TOKIO, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri i ri japonez Naoto Kan njoftoi sot përbërjen e qeverisë së tij, e përbërë nga 17 ministra dhe sekretarë shteti, 11 prej të cilëve mbajnë postet që kishin në qeverinë e mëparshme të ish-kryeministrit Yukio Hatoyama.
Të gjithë i përkasin Partisë Demokratike të Japonisë, PDJ, e qendrës së majtë, me përjashtim të Shizuka Kamei, sekretar shteti për Shërbimet financiare dhe Reformën postare, i cili drejton Partinë e re të Popullit, NPP, e djathtë.
- Kryeministër: Naoto Kan
- Sekretar i përgjithshëm dhe zëdhënës i qeverisë: Yoshito Sengoku (i ri)
- Ministër i Jashtëm: Katsuya Okada
- Ministër i Financave: Yoshihiko Noda (i ri)
- Ministër i Ekonomisë, i Tregtisë dhe Industrisë: Masayuki Naoshima
- Ministër i Mbrojtjes: Toshimi Kitazawa
- Ministre i Drejtësisë: Keiko Chiba
- Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Komunikacioneve: Kazuhiro Haraguchi
- Ministër i Bujqësisë, i Peshkimit, i Pyjeve: Masahiko Yamada (i ri)
- Ministër i Shëndetësisë, i Punës dhe i Çështjeve Sociale: Akira Nagatsuma
- Ministër i Transporteve, i Rregullimit të territorit dhe Turizmit; sekretar shteti për zhvillimin e Okinavës dhe për zgjidhjen e çështjes së Territoreve të Veriut (ishujt Kurrilje të pushtuara nga Rusia): Seiji Maehara
- Ministër i Ambientit: Sakihito Ozawa
- Ministër i Arsimit, i Kulturës, i Sporteve dhe Shkencës: Tatsuo Kawabata
- Kryetar i Komisionit kombëtar të sigurisë publike (ministër i ngarkuar me parandalimin dhe administrimin e katastrofave): Hiroshi Nakai
- Sekretar Shteti për Shërbimet financiare dhe Reformën postare: Shizuka Kamei
- Sekretare shteti për Reformën administrative: Renho (jepet vetëm një emër, i ri)
- Sekretar Shteti për Strategjinë kombëtare, Politikën ekonomike dhe fiskale dhe Konsumin: Satoshi Arai (i ri)
- Sekretar Shteti për Demografinë, Refrmën e sektorit publik dhe Barazisë së gjinive: Koichiro Genba (i ri).
/I.Pu.