Durrës, 8 Qershor, NOA – Dhunë fizike dhe psikologjike duke u rrahur, keqtrajtuar e kërcënuar në mënyrë sistematike.
Kjo ka qenë gjithçka një grua përjetonte përditë nga bashkëshorti i saj, e për këtë arsye, është detyruar të marrë rrugën drejt komisariatit të policisë, për ta denoncuar.
Fjala është për një 34-vjeçare me inicialet V.P, e lindur në Berat dhe banuese në qytetin e Durrësit, e martuar me dy fëmijë.
Ndaj saj u lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes nga ana e forcave policore, prej bashkëshortit të saj, 43-vjeçar me inicialet M.P.
Ndërsa materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.
n.e/NOAh