Headline-Padovese
ATSH/ - U zhvillua dje ceremonia përkujtimore e peshkopit Luigi Padovese, famullitari apostolik i Anadollit dhe presidenti i Konferencës Episkopale Turke, i vrarë më 3 qershor pas një sulmi në shtëpinë e tij në Iskenderun, në jug të Turqisë. Peshkopi katolik, 63 vjeç, u sulmua nga shoferi i tij dhe vdiq nga plagët e rënda në spital. Ceremonia u zhvillua në qytetin e Iskenderunit. Fjalën e rastit në ceremoni, ku merrnin pjesë personalitetet më të larta lokale, e mbajti arqipeshkvi i Smirnit, Ruggero Franceschini. Një person i edukuar, një dijetar përpara se të bëhej peshkop i Kishës, ai e dashuronte Turqinë. Por edhe një njeri i thjeshtë, i qetë, plot nderim, i cili nuk reshti së ndihmuari të varfrit, Padovese ishte një njeri që ndërtonte marrëdhënie të shkëlqyera me ata që e rrethonin. Trupi i tij pritet të dërgohet në Itali ku edhe do të varroset.