English

Hungari - Orban Kërkon Taksimin E Bankave Dhe Reduktimin E Taksave Për Sme-Të

BUDAPEST, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri hungarez, Viktor Orban paraqiti sot një plan masash për të limituar deficitin publik duke nisur nga taksimi i institucioneve financiare dhe ulja e taksave për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Taksimi i bankave, parashikuar për një periudhë tre vjeçare, mund të çojë në mbledhjen e 709 milionë eurove për të ndihmuar në mbushjen arkës së shtetit. "Që prej 18 muajsh, shteti i ka ardhur në ndihmë bankave që kanë pasur përfitime të rëndësishme që nga viti 2009. Është koha që bankat të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve'', deklaroi Orban para Parlamentit ku partia e tij konservatore (Fidesz) ka shumicën e dy të tretave të vendeve. "Për këtë arsye, qeveria propozoi vendosjen e një takse specifike për bankat, shoqëritë e sigurimit dhe institucionet e tjera financiare'', shtoi ai. ''Këto masa nuk do të ndërmerren kundër bankave, por për të vendosur një princip të marrjes së përbashkët të përgjegjësive'', theksoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE