English

Jeremiç: Nuk kemi mbështetje të superfuqisë, siç e ka Prishtina

Peru, 8 qershor, NOA - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka vlerësuar se Serbia ka përpara ditë të vështira në lidhje me betejën e saj për Kosovën.

“Megjithëse kemi ditë të vështira përpara, në luftën për Kosovën, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të tërhiqemi”, tha Jeremiç, gjatë një takimi të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) në Lima të Perusë.

Ai theksoi se “po ballafaqohemi me presion të fuqishëm për njohje të reja të Kosovës” dhe shtoi se “ne nuk kemi superfuqi prapa nesh, sikur e ka Prishtina”.

Jeremiç u shpreh se Serbia, megjithatë, do të vazhdoj me mjete paqësore, politike dhe diplomatike, për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

NOA/RFE

KOMENTE