English

Kore E Veriut - Djali I Vogël I Kim Jong-Il Pritet Të Zëvendësojë Të Atin

SEUL, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Kim Jong-Un, djali i vogël i personalitetit numër një të Koresë së Veriut Kim Jong-Il, pritet të zëvendësojë të atin në krye të së vetmes dinasti komuniste në botë, shprehen sot disa analistë një ditë pas ndryshimeve kryesore në kabinetin qeveritar koreanoverior. Dje, Kim Jong-Il mori pjesë në një sesion vjetor të jashtëzakonshëm të parlamentit gjatë të cilit Jan Song-Thaek u emërua numri dy i Komisionit të fuqishëm kombëtar të mbrojtjes, CND, një organizëm shumë i rëndësishëm që varet drejtpërdrejt nga ushtria. Jang Song-Thaek, kunati i Kim Jong-Il, është një afërt, i konsideruar si këshilltar me përvojë i Kim Jong-Un, djali i tretë i numrit një të Koresë së Veriut. Sipas analistëve, ky emërim lë të kuptohet se Kim Jong-Il, 68 vjeç, me shëndet të dobët, po bën plane lidhur me një transferim pushteti tek Jong-Un, 27 vjeç. "Ngritja në detyrë e Jang mund të konsiderohet si një mënyrë për të përshpejtuar vazhdimësinë brenda dinastisë së tij", theksoi Kim Yong-Hyun, pedagog i Universitetit Dongguk në Seul. Çështja e vazhdimësisë mori më tepër rëndësi pas atakut cerebral që Kim Jong-Il mendohet të ketë kaluar në gusht të vitit 2008. Roli i Jangut në parti ka marrë vazhdimisht rëndësi vitet e fundit dhe disa ekspertë mendojnë se ai do të marrë funksione "regjenti" nëse Jong-Un trashëgon pushtetin. "Emërimi i Jang, i mbështetur nga Kim Jong-Il, tregon se Koreja e Jugut është duke zyrtarizuar dhe finalizuar transferimin e programuar të pushtetit nga babai tek biri", u shpreh Paik Haksoon, shkencëtar në Institutin Sejong të Seulit. Jong-Un mund të zgjidhet zyrtarisht si pasues në vitin 2012, shton Paik. Dihen pak gjëra rreth këtij të riu i cili ka studiuar në institucione zvicerane, ku ka shqyrtuar anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht dhe që mendohet të jetë i apasionuar pas basketbollit. Në tetor të vitit 2009, ai është emëruar në një post me përgjegjësi brenda partisë, njofton një deputet koreanojugor. /I.Pu.
KOMENTE