Zagreb, 8 qershor, NOA – Kohërat kanë ndryshuar në rajonin e nxehtë të Ballkanit Perendimor. Ish armiqtë ballkanik, Kroacia dhe Serbia, kanë nënshkruar sot një marrëveshje ushtarake, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Nënshkrimi i saj paraqet edhe një shenjë se rajoni i ish Jugosllavisë po e kapërcen trashëgiminë e luftërave në vitet e 90-ta.
Ministrat e mbrojtjes të dy vendeve u shprehën të kënaqur me këtë zhvillim, duke e vlerësuar atë si të “rëndësishëm politikisht dhe profesionalisht”.
Raportohet se marrëdhëniet ndërmjet Zagrebit e Beogradit, ishin përkeqësuar, pasi Kroacia e njohu pavarësinë e Kosovës.
m.xh/NOA