English

Misioni I Be-Së Në Kosovë Zgjatet Deri Në Qershor 2012

BRUKSEL, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Misioni evropian i policisë dhe drejtësisë në Kosovë (EULEX) u zgjat me dy vjet deri në muajin qershor 2012, bënë të ditur sot institucionet evropiane. Drejtuar nga gjenerali francez, Yves de Kermabon, misioni ka objektiv të ndihmojë Kosovën për perfeksionimin e shtetit të së drejtës. ''Por, drejtësia është një proces i ngadaltë'', theksoi gjenerali Kermabon në një konferencë shtypi në Bruksel. ''Sistemi gjyqësor kosovar ka paraqitur shenja dobësie dhe kapacitetet e tij për reforma janë të brishta dhe të paqendrueshme'', nënvizoi EULEX në raportin e parë vjetor, publikuar javën e kaluar. /ec/ a.jor.
KOMENTE