English

Mjekësi - Edhe Astma Ka Lidhje Me Cilësinë E Ushqimit Te Fëmijët

UASHINGTON, 8 qershor /ATSH-MIA/ - Fëmijët, ushqimi i të cilëve ngjan me ushqimin mesdhetar, kanë gjasa më të pakta të preken nga astma, bëjnë të ditur të dhënat e mbledhura nga 20 vende me rreth 40 000 fëmijë. Përkundër kësaj, rrezik më të madh për t'u prekur nga astma kanë fëmijët të cilët mesatarisht kanë ngrënë hamburgera apo sanduiçe tre deri në katër herë në ditë. Revista shkencore "Thorax" ka botuar një përfundim të shkencëtarëve të cilët thonë se konsumimi i rregullt i frutave, perimeve dhe peshkut mbron nga astma për shkak të pranisë së vitaminës C dhe antioksiduesve. Nga ana tjetër, hamburgerat, për faktin se kanë sasi të mëdha të yndyrnave në përbërje e tyre, mund të jenë edhe shkak për sëmundje të tjera. Hulumtuesit bëjnë të ditur se frutat dhe perimet kanë pasur një efekt të dukshëm pozitiv në vendet më pak të zhvilluara, ndërsa peshku ka qenë më i dobishëm në vendet e zhvilluara./ a.jor.
KOMENTE