Naoto Kan: Aleanca Me Shba-Në 'Gur Themeli' I Diplomacisë Japoneze
TOKIO, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri i ri japonez, Naoto Kan deklaroi sot se aleanca me SHBA-në është "gur themeli" në politikën e Jashtme të Japonisë, gjatë fjalimit të tij të parë, pas emërimit të qeverisë së re që ai kryeson.
"Besoj se duhet ndjekur me vendosmëri parimi që aleanca: Japoni-SHBA është gur themeli i diplomacisë japoneze'', theksoi kryeministri.
Duke përmedur diferencat mes Tokios dhe Uashingtonit lidhur me zhvendosjen e një baze ushtarake amerikane, ai u shpreh se dy vendet kishin arritur një 'lloj' marrëveshjeje.
"Duhet të vazhdojmë punën mbi këtë bazë, por do bëj më të mirën e mundshme për të lehtësuar 'barrën' e banorëve të Okinavës", u shpreh Kan.
Paraardhësi i tij, Yukio Hatoyama, irritoi disi administratën amerikane duke kërkuar rishikimin e një marrëveshje të arritur në vitin 2006, që parashikon transferimin e bazës ajrore ushtarake të Futenmas, në gjirin e mbrojtur të Okinavës, jugu i Japonisë.
Pas premtimit për largimin e bazës nga ishulli, sipas kërkesës të banorëve, atij iu desh të pranonte dështimin në këtë përpjekje, para paraqitjes së dorëheqjes./
/i.p/