English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 8 Qershor/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të martën: Gazeta "Shqip" BORCHARD: KRIZA "NGRIN" INTEGRIMIN Kryediplomati flet për situatën politike: Vizat deri në fund të vitit. Ambasadori gjerman: "Dy kapitenët duhet të luajnë në mënyrë të shkëlqyer topin në fushën e tyre drejt rrjetës së BE"". Tituj të tjerë të kësaj gazete: -Berisha: PS të pranojë heqjen e imunitetit. -Godo, dëshmi për "Tivarin" dhe masakrat e tjera Gazeta "Panorama" LEGALLIZIMET, 2 MIJË FITUESIT NË TIRANË Dosjet në të gjitha njësitë bashkiake. Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Tiranë ka përfunduar dokumentacionin tekniko-ligjor për 2000 familje, të cilave iu legalizohet pasuria dhe duhet të paraqiten për të shlyer detyrimin financiar. Tituj të tjerë të kësaj gazete: -PD, komision hetimor për "Tivarin". Godo UDB vriste kosovarët në radhët e partizanëve -Berisha ofertë PS-së: Të ndryshojmë Kushtetutën e Kodin Penal Gazeta "Koha Jonë" RAMA 20-FISHON TAKSAT NË TIRANË Rritja e taksave vendore është shndërruar në një problem serioz për bizneset e Tiranës, veçanërisht ato që kanë të ardhura sa për të mbajtur familjet e tyre. Tituj të tjerë të kësaj gazete: -PS: Skema e re për anëtarësimet, tani dhe on-line pa pagese -Provimi i lirimit, përgjigjet e testit për Gjuhën Shqipe Gazeta "Shekulli" DEPUTETËT E PS, LETËR AMBASADORËVE Prej 9-muajsh, deputetëve të majtë iu mbahet paga. Deputetët do informojnë ambasadorët për trajtimin financiar të Kuvendit. Kriza, Rama e Veliaj takohen në londër me Toni Bler dhe stafin e tij. Tituj të tjerë të kësaj gazete: -Berisha: hetim Ramiz Alisë për "Tivarin" -Abasadori: Zgjidhni krizën ose rrezikoni statusin Gazeta 55 RAMA , MEZI PO PRET BOTËRORIN E FUTBOLLIT QË TË ZBUSË EFEKTIN E DËSHTIMIT Pas kapitullimit zyrtar dhe turit të mëshirës, që s'po ka suskes nëpër fshatrat e sallat e mbyllura, Edi Rama është sërish në gjysmëilegalitet. Gazeta "Integrimi" ZV/MINISTRI POLAK : ESHTE IMPRESIONUESE SHPEJTËSIA E ZHVILLIMIT TË EKONOMISË SHQIPTARE Zëvendësministri i Ekonomisë së Polonisë, Rafal Baniak në vizitën e tij në Tiranë deklarom: Shqipëria dhe Polonia të vetmet vende të Evropës që patën rritej ekonomike Gazeta Rilindja Demokratike TOM DOSHI RREZIKON BURGUN, PADITET NË PROKURORI NGA PD Grupi parlamentar i referohet nenit 238 të Kodit Penal, sipas të cilit për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës parashikohet dënim edhe me heqje lirie. Gazeta Zëri i Popullit BORCHARD: ZGJIDHNI KRIZËN, OSE LARG BE Ndërkombëtarët nuk reshtin ndaj Berishës dhe qeverisë së tij të dështuar. /a.gjonaj/
KOMENTE