English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 8 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Hetimi i tenderëve të MTPT-së vazhdon me bastisje në Gjilan - EULEX: Për një tender, ryshfeti 10-13 për qind - Në urdhrin për bastisje të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë thuhet se ministri Fatmir Limaj nëpërmjet shefit të prokurimit, Nexhat Krasniqi, i kishte kërkuar dëshmitarit Mehmet Shkodra pagesën e parave që kapin vlerën prej 10 deri më 13 për qind të shumës së përgjithshme të tenderit të premtuar. Shkodra nuk kishte pranuar që të paguante paratë, dhe si pasojë kompania e tij kurrë nuk kishte mundur të fitonte asnjë tender. Ai thuhet se kishte zhvilluar tetë takime dhe biseda telefonike me vetë ministrin Limaj Tituj të tjerë: Bill Clinton në krye të ofensivës për njohjen e Kosovës - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një ofensivë diplomatike për njohjen e Kosovës, në të cilën është përfshirë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Deputetët e Kosovës, unikë për benificionet e tyre Thaçi 'forcon' Qeverinë, sjell nëntë zv.ministra të rinj Berisha akuzon Ramiz Alinë për masakrën e Tivarit Dështojnë parashikimet për projektin Kosova e Re Politikanët - biznesmenë të fuiqishëm Thellohet deficiti në muajin prill Foto lajmi: Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë është prerë shiriti i edicionit të 12-të të panairit të librit "Prishtina 2010", i cili për shtatë ditë rresht do të jetë nikoqir i afro 100 shtëpive botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e më gjerë. "Bota Sot" Masakra e Tivarit, gjenocid i pastër serb - Kryeministri Berisha kërkon ngritjen e komisionit hetimor për masakrën e Tivarit Tituj të tjerë: Topalli: Jam shqiptare, prandaj loboj për Pavarësinë e Kosovës - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë flet ëpr "Botën sot" Thaçi emëroi nëntë zëvendësministra Pesë vepra penale ngarkojnë mbi ministrin Fatmir Limaj - Bëhen të njohura disa detaje të hetimeve të EULEX-it EULEX bastis edhe Kuvendin e Kosovës - Dyshohet për vepra korruptive Ligji e drejton shtetin, ne jemi në shërbim të ligjit "Express" Luftë e pastër - Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është e drejtuar kundër ndonjë partie politike, por kundër një të keqe që nuk ka as ngjyra politike e as etnike. Për këtë askush nuk duhet të ndihet i frikësuar. Do të ndëshkohen vetëm ata për të cilët ka fakte. Në këto përpjekje duhet të më bashkohen të gjithë, pa dallime politike. Kryeministri Hashim Thaçi flet për Express. Tituj të tjerë: Në Gjilan hetohen tenderët Vdekja e tretë - Kosova shënoi të dielën viktimën e tretë nga pickimi i rriqrave. Nëntë me tre - Raundi i dytë i ndryshimeve në qeveri përfundoi. Nëntë zëvendësministra të rinj iu bashkuan Qeverisë dhe tre të vjetër u larguan. Pazar apo obligim - Në AAK e shohin si pazar politik mbështetjen ndërkombëtare për Kryeministrin Thaçi në luftimin e korrupsionit, përderisa atë e konsiderojnë vetë thelbin e këtij problemi. Analistët politikë vlerësojnë se angazhimi i Kryeministrit është obligim shtetëror dhe normal përderisa mbi të nuk rëndojnë akuza për vepra të paligjshme. "Zëri" Kushtëzohet lobimi për njohje - Kosova do të ketë strategjinë e veprimit diplomatik pas GJND-së Tituj të tjerë: Prishtina - kryeqytet i librit Thaçi emëron nëntë zëvendësministra Nis ndryshimi i Ligjit për zgjedhjet Kabineti Thaçi, 355 mijë euro paga retroaktive - Anëtarëve të kabinetit Thaçi u janë paguar 50 për qind e pagës së deputetit EULEX-i heton tenderët e rrugëve në Gjilan Editoriali - Nxehtë në det, nxehtë në Kosovë! "Kosova Sot" Partnerët nuk dinë gjë për arrestime - Zëvendëskryeministrat e Kosovës, nga PDK-ja dhe LDK-ja, nuk kanë asnjë informacion se dikush nga kabineti qeveritar mund të jetë në shënjestërn e EULEX-it, që të arrestohet për korrupsion Tituj të tjerë: Partitë duan ligj të ri për zgjedhjet EULEX-i heton lëndët e tri projekteve në Gjilan Emërohen 9 zëvendësministrat e rinj Editoriali - Arrestimet e paralajmëruara për afera korruptive - Misionit të EULEX-it prej ditës së sotme edhe mund të mos i ngutet. Mandati i EULEX-it pritet të zgjatet edhe për dy vjet. "Tribuna shqiptare" Ndikim i madh i politikës në media Tituj të tjerë: Tiranë - Hetim për Masakrën e Tivarit - Kryeministri Berisha kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për ta hetuar Masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945. Shkup - DR paditë PDSH-në Enigma e arrestimeve! Kryeminsitri Thaçi emëron 9 zv/ministra të rinj në kabinetin e tij qeveritar - Edhe një reformë Për zgjedhje të thjeshta "Infopress" Luftë korrupsionit deri në fund - Vlerësohet gatishmëria e kryeministrit Thaçi për ta udhëhequr luftën kundër korrupsionit Tituj të tjerë: Kosova në rrugë të mirë Ztrtarë të lartë të Qeveridsë së Kosovës, i kanë cilësuar si spekulime mediale mundësitë e arrestimeve të disa drejtuesve në qeverinë e Kosovës Reforma edhe te zëvendësministrat Shef deri te gjetja e zëvendësuesit - Ndonëse mandate zyrtar i shefit të EULEX-it, Iv de Kermabo, përfundon më 14 qershor, ai do vazhdojë të udhëheqë EULEX-in derisa të gjendet një pauses i përshtatshëm. Policia i shpall luftë kontrabandës Editorial - Panairi, vlerë apo cirk "Lajm" Problemet nëpër parti politike nuk kanë të bëjnë as me programin, as me profilizimin e tyre - Rebelim për interesa të ngushta Tituj të tjerë: Nën llupën e prokurorëve ndërkombëtarë - EULEX-i heton tenderët në Gjilan Kryeministri Hashim Thaçi emëron nëntë zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës - The End riformatimi U hap edicioni i 12-të i panairit të librit "Prishtina 2010" - Premtime për panairin e 13-të S'ka shenja të aktiviteteve terroriste në Kosovë - Liberalizimi e amortizon terrorizmin "Epoka e Re" Është mbyllur procesi i riformatimit të Qeverisë së Kosovës - Shkojnë Dedaj, Blakaj dhe Sylani - Ja emrat e nëtë zëvendesministrave Tituj të tjerë: Rasmussen: Kosova në rrugë të mirë EULEX-it i zgjatet mandati deri më 2012-n Çitaku lobon për Kosovën te vednet e Amerikës Latine/s.d/
KOMENTE