English

PD dorëzon në Prokurori padinë për Tom Doshin

Tiranë, 8 qershor, NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, dorëzoi sot në Prokurori kallëzimin penal për deputetin e Partisë Socialiste, Tom Doshi.

Halimi u shpreh se janë të gjitha faktet dhe provat që vërtetojnë se Doshi kreu vepër penale gjatë seancës së muajit maj, kur kërcënoi deputetin e PD-së, Gent Strazimiri.

Vendimi i PD-së lidhet me seancën e datës 24 maj, ku gjatë zhvillimit të saj Tom Doshi kërcënoi me vdekje në sallën e Kuvendit deputetin e PD.

Halimi u shpreh se incidenti u provokua pa asnjë arsye dhe përfaqësuesi i mazhorancës nuk tha asnjë fjalë fyese ndaj socialistëve.

Pamjet filmike që janë marrë nga mediat dhe kamerat e sigurisë së Kuvendit do të shërbejnë si prova metariale

m.xh/NOA

KOMENTE