Personazh - Një Fustan Mitik I Princeshës Diana Shitet Më Shumë Se 200 000 Euro
O
LONDËR, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Një fustan mitik i veshur nga princesha Diana gjatë shfaqjes së parë zyrtare me të fejuarin, princin Charles u shit sot në Londër 232 000 euro, njoftoi shtëpia e ankandeve ''Kerry Taylor''.
Veshja ishte një fustan mbrëmjeje prej taftaje të zezë.
Ajo e veshi fustanin gjatë mbrëmjes së organizuar për nder të një vepre bamirësie, në mars 1981 në Londër, ku u shfaq për herë të parë zyrtarisht me të fejuarin e saj, princin e Uellsit.
''Fustani u vlerësua 232 000 euro. Ai u shit nga Fondacioni i Muzeut të Modës Santiago, në Kili'', theksoi i njëjti burim.
Fotot e princeshës së ardhshme, e cila do të vishte fustanin dekolte, bënë xhiron e botës./
/ec/ a.jor.