English

Policia Zbardh Vetvrasjen E "21 Dhjetorit, Arrestohet Një 33 Vjeçar

TIRANA, 8 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/ - Gruaja që humbi jetën mbrëmë tek "21 Dhjetori" pas rënies nga kati i 4-t i një pallati ishte një vetvrasje nxitur nga një 33 vjeçar. Këtë e konfirmoi sot policia e qarkut të Tiranës, e cila arrestoi shtetasin Fatmir Frisku, 33 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë. Frisku, i dënuar më parë për armë mbajtje pa leje dyshohet nga, Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj 44 vjeçares Fraleta Trataraj, e cila është hedhur dje nga kati i 4 -të i banesës së shtetasit Fatmir Frisku, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë së Tiranës, "nga hetimet e kryera rezultoi se këto shtetas kishin pak ditë që ishin njohur përpara ngjarjes, ku 33 vjeçari pas qëndrimit në banesën e tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psokologjike duke shkaktuar vetvrasjen e Fraleta Tartaraj, me banim në Kurbin. Ndërkohë sot rreth orës 21:00 është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj 40 vjeçarit, Agron Bilbili, i cili sipas policisë së Tiranës abuzonte sistematikisht me familjen e tij duke dhunuar të shoqen 33 vjeçare, por edhe tre fëmijët e mitur. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, "rreth orës 16:00' të ditës së sotme në rrugën "Abdyl Frashëri" në afërsi të Librit Universitar në Tiranë, Bilbili dyshohet se ka keqtrajtuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, madje edhe ndaj tre fëmijve të tij të mitur, respektivisht të moshave 3, 8 dhe 9 vjeç"./gj.m/
KOMENTE