Tiranë, 8 qershor, NOA – Bashkitë kryesore në vend duhet të bashkëpunojë më Ministrinë e Brendshme për të mundësuar krijimin e rrjetit të adresave për rrugët në gjithë vendin.
Në takimin e zhvilluar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni u shpreh se nga bashkitë kërkohet që të sjellin emrat e reja të rrugëve.
Duke ju referuar dhe drejtuesve të bashkive të PS-së që nuk kanë qenë të gjithë në takim Poni është shprehur se sistemi i ri i adresave do u shërbejë njësive vendore dhe për të administruar më mirë investimet, për të mbledhur taksat dhe për të pasur një numër të saktë të banesave dhe objekteve.
m.xh/NOA