English

Profesionet E Vështira- Trajtim Të Veçantë Nga Shteti Për Rreth 3 Mijë Persona

TIRANE, 8 Qershor/ATSH/.- Rreth 3 mijë persona, që kanë punuar apo punojnë në profesionet e kategorisë së parë, të cilësuara të vështira, do të përfitojnë trajtim të veçantë nga shteti deri në mbushjen e moshës së pensionit. Projekltigji për trajtimin e veçantë të profesioneve të vështira, i hartuar nga Ministria e Energjetikës, përfshin rreth 117 profesione, si minatorët dhe metalurgët Zv/ministri i Ekonomisë, Neritan Alibali, tha sot për mediat se kjo është e vetmja zgjidhje për të mos dëmtuar skemën e pensioneve. Sipas projektligjit, trajtimi i veçantë për profesionet e vështira do të jetë një pagë jo më e vogël se pensioni minimal dhe jo më e madhe se dyfishi i pensionit minimal. Projekligji për trajtimin e veçantë të profesioneve të vështira u hartua pas një studimi që u krye mbi përvojën ndërkombëtare. Zv/ministri Alibali tha se në asnjë vend të botës nuk ekzistojnë statuset për profesionet, ndaj formula më e duhur u mendua të ishte trajtimi i veçantë. Pas miratimit nga qeveria, projektligji pritet të kalojë për diskutim në Kuvend. /e.gj/s.s./
KOMENTE