English

Ps:Procedurat E Prokurimit Janë Klinteliste

TIRANË, 8 Qershor/ATSH/.- Partia Socialiste deklaroi sot se "në Shqipëri procedurat e prokurimit dhe konçesionet janë klienteliste". Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist Ilir Beqja tha se ndërsa "qeveria mburret me çmime ndërkombëtare për transparencë, Avokati i Prokurimeve raportoi në Kuvend se me prokurimin elektronik firmat nuk marrin vesh se kush ka konkurruar dhe çfarë ofertash tekniko-ekonomike janë paraqitur". Gjithashtu, deputeti socialist duke iu referuar Bankës Botërore që deklaron se "taksa e ryshfetit" është një zgjedhë e rëndë për biznesin shqiptar, tha se "rreth 60 % e firmave shqiptare kanë deklaruar se duhet të paguajnë rryshfet për të mbaruar punë, ndërsa rreth 40 % e firmave deklarojnë se korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillim". /a.s//n.m/
KOMENTE