English

Putin: OKB ka vendosur për sanksione kundër Iranit

Stamboll, 8 qershor, NOA - Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin tha se "praktikisht është rënë dakord" për miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit për vendosjen e një raundi të ri sanksionesh kundër Iranit.

Putin shtoi se do të takohet me presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad pas samitit rajonal në Stamboll.

Putin tha se sanksionet e Kombeve të Bashkuara nuk do të duhej të jenë të tepruara.

“Nuk mendojmë se rezolutat duhet të jenë të tepruara, dhe ta vënë Iranin, udhëheqjen e tij, dhe veçanërisht popullin iranian në situatë që i krijon bariera për zhvillim e energjisë bërthamore paqësore”, tha Putin.

Po sot në Stamboll, Ahmadinexhad e paralajmëroi Rusinë të mos u mbajë anën armiqve të Iranit.

Ai tha se marrëveshja për këmbimin e karburantit bërthamor që u ndërmjetësua nga Turqia dhe Brazili është rast që “nuk do të përsëritet”.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE