English

Quo vadis tovarish Traian Basescu!

Edhe pse kemi shkruar e botuar dhjetëra artikuj mbi kontributin e arumunëve të Shqipërisë në favor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Shqipëria ka të drejtë t’i njohë si minoritet arumunët e Shqipërisë vetëm atëherë kur Rumania do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Faji për një mosnjohje të këtillë nuk është as i palës shqiptare dhe as i palës arumune, por është faji i një presidenti të papjekur që erdhi i papërgatitur në Shqipëri, dhe atë në një kohë kur dora e djathtë e presidentit Basescu, kryeministri Boc, është duke e katandisur Rumaninë në një krizë të paimagjinueshme qeveritare, politike dhe ekonomike, duke qenë i akuzuar nga opozita për “gjenocid social”

Nga Baki Ymeri*

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka pritur sot në një takim presidentin e Rumanisë, Traian Basescu, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë. Gjatë takimit, dy presidentët kanë diskutuar për një sërë çështjesh, që nga marrëdhëniet ekonomike, e deri tek çështjet politike në rajon. Gjatë fjalës së tij, presidenti rumun ka kërkuar nga presidenti Topi, që Shqipëria të njoh si minoritet komunitetin rumun. Duke folur për çështjen e Kosovës, presidenti rumun u shpreh se Bukureshti i qëndron vendimit të saj për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Vendimi për të mosnjohjen e Kosovës, nuk vjen nga mosrespektim për kosovarët, por është respekti që kemi për të drejtën ndërkombëtare. Nëse doni të shikoni efektin Kosovë, shikoni efektin Gjeorgji. Dhe këtë e kemi parashtruar për mosnjohjen e Kosovës. Respekti i së drejtës ndërkombëtare për ne është me rëndësi”, tha presidenti Basescu.

Sipas nesh, presidenti rumun çaloi përsëri në materje të diplomacisë euro/amerikane, duke lansuar ide absurde lidhur me pavarësinë e Kosovës. Interesat nacionale të Rumanisë dhe të drejtat e minoritetit arumun në Shqipëri nuk mbrohen me teza proserbe dhe proruse lidhur me Kosovën. Edhe pse kemi shkruar e botuar dhjetëra artikuj mbi kontributin e arumunëve të Shqipërisë në favor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Shqipëria ka të drejtë t’i njohë si minoritet arumunët e Shqipërisë vetëm atëherë kur Rumania do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Faji për një mosnjohje të këtillë nuk është as i palës shqiptare dhe as i palës arumune, por është faji i një presidenti të papjekur që erdhi i papërgatitur në Shqipëri, dhe atë në një kohë kur dora e djathtë e presidentit Basescu, kryeministri Boc, është duke e katandisur Rumaninë në një krizë të paimagjinueshme qeveritare, politike dhe ekonomike, duke qenë i akuzuar nga opozita për “gjenocid social”.

Traian Basescu dhe Oana Manolescu

(Një koment historik botuar në të përditshmen Cotidianul (on line) lidhur me vizitën e presidentit rumun në Tiranë)

Arnauti: Pyetja që parashtrohet është se me kend shkon në Tiranë. Nga burime jozyrtare kemi dëgjuar se është i shoqëruar nga një kal Trojan që tallet me buxhetin e fshatarit rumun të varfër, të uritur e të sëmurë. Fjala është për Oana Manolescun, ishprofesoreshë e kimisë në një gjimnaz të Krajovës, e cila gjatë katër mandateve të pamerituara parlamentare (1996-2012), gëlltit miliona lejë (qindramijë euro) në emër të minoritetit shqiptar, duke mos patur kurrfarë lidhjesh gjenetike me gjakun dhe shpirtin shqiptar, duke qenë e konsideruar nga komuniteti shqiptar si një kal Trojan i parlamentit rumun, një rast ekzemplar për të qenë e demaskuar edhe nga massmedia rumune që mbron demokracinë. Quo vadis tovarish Oana Manolecu? Përse nuk votove pro-NATO në prill të citit 1999, kur parlamentarët rumunë votuan pro kërkesës së NATO-s për të shfrytëzuar hapsirën ajrore rumune për të bombarduar infrastrukturën teroriste serbe që kryente krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës? Përse Traian Basescu ka deklaruar deri në bezdisje se nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës?

Ku ishte Oana Manolecu kur shqiptarët e Rumanisë marshonin rrugëve të kryeqendrës në shenjë solidariteti me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovën? Përse në vend të një profesoreshe të kimisë nuk a ka marrë në cilësi të shoqëruesit dhe përkthyesit një shqiptar të mirëfilltë shqiptar, i cili është edhe një qytetar i mirë rumun, Dr. Luan Topçiun, diplomat dhe doktor shkencash filologjike? Pyetja që parashtrohet është: Kurë do ta braktisë Traian Basescu qëndrimin proserb, prorus dhe antiamerikan lidhur me independencën kosovare? Kosova nuk është as Jerusalemi i Serbisë dhe as HarKovazna e Rumanisë, por Basarabia e Shqipërisë. Derisa Basarabia rumune (Republika e Moldovës) ka qenë koloni e Rusisë, Kosova shqiptare ka qenë koloni e Serbisë. Cili është nënshtrati i politikës antikosovare të ishkomunistëve rumunë që tallen me buxhetin e fshatarit tonë të varfër, të uritur dhe të sëmurë? (Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)

Origjinali gjendet në këtë link: http://www.cotidianul.ro/116649-Basescu_in_sfarsit_in_strainatate

KOMENTE