English

Rreh publikisht gruan dhe 3 fëmijët, arrestohet Bilbili në Tiranë

Tiranë, 8 Qershor 2010 NOA – Një burrë 40 vjeçar abuzon sistematikisht me familjen e tij duke dhunuar të shoqen por edhe tre fëmijët e mitur, merret masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë ndaj tij. Sot ai e "mbushi kupen" kur i rrahu egersisht ne mes te rruges, ne sy te shume njerezve" ndaj u vu ne pranga para nje ore e gjysmë.

Arrestimi i 40-vjeçarit Agron Bilbili, lindur e banues në Tiranë u bë sonte rreth orës 21.00 nga Specialistët e Seksionit Policimit në Komunitet dhe Parandalimit të Krimit në bashkëpunim me Seksionin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve.

Burime zyrtare policore i thanë sonte agjencisë NOA se “arrestimi i Bilbilit u krye sepse në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së 33 vjeçare si dhe ndaj tre fëmijëve të tij të mitur.

Konkretisht, rreth orës 16.00 të ditës së sotme në rrugën “Abdyl Frashëri” në afërsi të Librit Universitar në Tiranë, Bilbili ka keqtrajtuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, madje edhe ndaj tre fëmijëve të tij të mitur, respektivisht të moshave 3, 8 dhe 9 vjeç.

Për shkak të rrezikshmërisë së tij në familje, nga ana e Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Parandalimit të Krimit në bashkëpunim më Seksionit e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë ndaj këtij shtetasi.

Policia tha se vendimi erdhi i bazuar në Ligjin Nr.9669 datë 18.12.2006 të “Dhunës në ambientet familjare”, për konsumim të veprave penale të “Keqtrajtimi i të miturve”, “Kanosjes”, si “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 124/b, 84 dhe 90 të Kodit Penal.

r.n/NOA

KOMENTE