English

Rriten çmimet e karburanteve, ilaçeve dhe frutave

Tiranë, 8 qershor, NOA - Jetesa po bëhet gjithnjë e më e vështirë edhe pse çmimet e mallrave të konsumit kanë shënuar një ulje të lehtë gjatë muajit maj 2010. Instituti i Statistikave bën të ditur se inflacioni gjatë këtij muaji ka arritur në 3.1 për qind, ku krahasuar me muajin prill çmimet rezultojnë të jenë ulur.

Dalja në treg e prodhimit vendas ka bërë që grupi i zarzavateve përfshirë dhe patatet të pësojnë uljen më të madhe me afro 17. 5 për qind. Ndërkohë që ulje çmimesh janë vërejtur edhe në nëngrupin e ushqimeve si sheqer, bulmetet, mish etj.

Ndërsa rezulton se grupi i frutave ka pësuar një rritje të çmimit. Por të sëmurët e kanë ndjerë vetën edhe më keq, pasi ilaçet e domosdoshme për shëndetin e tyre janë shtrenjtuar me 1.7 për qind.

Gjatë muajit Maj nuk është ndalur as rritja e mëtejshme e çimit për karburantet. Nafta dhe benzina u rrit përkatësisht 2.3 dhe 2.1 për qind.

r.l/NOA

KOMENTE