Rusi - Dy Viktima Nga Një Shkëmbim Zjarri Mes Rebelëve Dhe Policisë Në Ingusheti
MOSKË, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Dy persona të dyshuar rebelë mbetën të vdekur orët e para të ditës së sotme dhe disa të tjerë u plagosën nga një shkëmbim zjarri e armatosura me forcat e rendit në Ingusheti, republikë e Kaukazit rus pranë Çeçenisë, njoftoi sot Agjencia Interfax.
Sipas një burimi nga Ministria e Brendshme lokale, që citohej nga agjencia, incidenti ndodhi në afërsi të rajonit Nazran.
Rebelët hapën zjarr kundër policëve në momentin kur këta të fundit u kërkuan në ndalonin automjetin e tyre për një kontroll.
Ata mbetën të vdekur nga shpërthimi i automjetit, i provokuar nga të shtënat, njoftoi burimi i ministrisë.
Kaukazi rus është përqendrimi e një rebelimi të nxitur nga dy luftra që përfshinë Çeçeninë në vitet '90 dhe në fillim të viteve 2000, goditet në mënyrë periodike nga sulme të tilla./
/i.p/