Rusia: Nuk Ekziston Asnjë Problem Për Miratimin E Një Rezolute Kundër Iranit
MOSKË, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Rusia nuk shikon asnjë problem për miratimin e një rezolute që parashikon sanksione të reja kundër Iranit, deklaroi sot për shtypin një burim rus.
"Ne nuk shikojmë asnjë problem për miratimin e rezolutës'', theksoi zyrtari në një konferencë shtypi.
''Këshilli i Sgurimit të OKB-së u mblodh sot për të biseduar mbi projektrezolutën përsa i përket sanksioneve kundër Iranit, negociatorët e së cilës shpresojnë miratimin e saj brenda kësaj jave'', sipas burimeve diplomatike.
Kryeministri rus, Vladimir Putin konfirmoi sot se do të gjendet një zgjidhje./
/ec/ a.jor.