English

Shkodër: Takohen Federatat E Shahut, Për Organizmin E Një Turneu Ndërkombëtar

SHKODËR, 8 qershor /ATSH- G. Marku/ - Federatat e e shahut të Shqipërisë, Kosovës, dhe Malit të Zi, u takuan të martën në Shkodër me delegacione të kryesuar nga drejtuesit e tyre të nivelit të lartë, me iniciativën e Unionit Verior të Shahut. "Diskutuam rreth organizimit të një Turneu Ndërkombëtar të shahut ku do të marrin pjesë ekipet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, i cili pritet të zhvillohet së shpejti në qytetin e Shkodrës," tha Xhemal Shkjau, president i Unionit Verior të Shahut. Sipas tij, Unioni Verior të Shahut së bashku me Federatën Shqiptare të Shahut, i kanë marrë të gjitha masat për një aktivitet të tillë. Grupit rajonal ballakanik pritet t'i shtohet dhe Federata e Shahut të Maqedonisë, duke e zgjeruar gjeografinë e shteteve pjesëmarrëse. Delegacionet kryesoheshin nga kryetarët e federatëve përkatëse të shahut, Besnik Bajraktari i Shqipërisë, Bashkim Vatovci i Kosovës dhe Serxho Dragasheviç i Malit të Zi./ch/
KOMENTE