English

Shpëtimi i euros, përshëndetet nga Banka Qendrore Amerikane

Uashington, 8 Qershor, NOA – Banka Qendrore Amerikane ka përshëndetur përpjekjet e autoriteteve financiare evropiane për të shpëtuar monedhën e përbashkët, euro.

Shefi i këtij institucioni të rëndësishëm të financave amerikane, ka deklaruar se shtetet e Bashkimit Evropian duken mëse të vendosura për shpëtimin e euros dhe kjo duhet vlerësuar.

Sipas tij, mburoja e krijuar prej këtyre vendeve prej 750 miliardë eurove është një shumë e konsiderueshme parash dhe mjafton për disa vite për ruajtjen e Greqisë, Portugalisë dhe Spanjës nga tregjet jostabile financiare.

Por Bernanke tha se megjithatë investuesit nuk janë bindur ende se janë zgjidhur problemet e borxheve të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE