English

Soft News - Japoni - "Yes We Kan": Një Bluzë Për Nder Të Kryeministrit Të Ri

TOKIO, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri i ri i Japonisë Naoto Kan mori një mbështetje të papritur me daljen në treg të një bluze me imazhin e tij, ku ishte shkruar mesazhi "Yes we Kan", që i referohej slloganit të famshëm elektoral të presidentit amerikan Barak Obama. Shoqëria ClubT njoftoi sot se ka shitur më tepër se 100 copë nga kjo lloj bluze që prej zgjedhjes së kryeministrit të ri përpara disa ditësh. Shitjet e një bluze tjetër të kësaj ndërmarrjeje me fjalë tallëse për pararendësin e Kan, Yukio Hatohyama, ranë që prej dorëheqjes së tij. Kjo veshje tregon ish-kryeministrin shoqëruar me fjalët" Hatoyama, i çmendur i vetëshpallur", pasi vetë personi e ka pranuar gjatë një debati parlamentar se mund të konsiderohet si "i çmendur". Tomohiro Miyake, një zyrtar i "ClubT", i bëri të ditur AFP-së se në fillim, shitjet e bluzave "Hatoyama" ishin të ulëta, por ato janë rritur që me largimin e tij. "Ndërsa bluzat 'Kan' kanë qenë të mira që me emërimin e tij. Kjo është një shenjë e popullaritetit të ndryshëm mes dy kryeministrave", deklaron ai. /I.Pu.
KOMENTE