English

Sot vendoset zgjatja e mandatit të EULEX

Bruksel, 8 Qershor, NOA - Këshilli i Bashkimit Europian pritet që gjatë ditës së sotme të miratojë vendimin vendimit për zgjatjen deri në 8 qershor 2012 të mandatit të EULEX-it në Kosovë.

Misioni i EULEX-it nisi në shkurt të 2008-ës dhe duhej të mbyllej në 31 gusht të këtij viti, por sipas një vendimi të ndërmarrë në Bruksel, mandati i tij do të zgjatet deri në vitin 2012.

Qëllimi kryesor i EULEX-it në Kosovë është ai i sundimit të ligjit, prej të cilit ka marrë edhe emrin si Misioni i Sundimit të Ligjit (EULEX).

Por ai ka si mision edhe të ndihmojë autoritetet e Kosovës në respektimin e ligjit,

veçanërisht në polici, gjyqësi dhe dogana.

Shef i këtij misioni është Iv de Kermabo, dhe pritet që bashkë me zgjatjen në kohë të tij, edhe ai të zgjasë qëndrimin në Kosovë.

n.e/NOA

KOMENTE