English

Sport-Botëror/ Ekonomistët Parashikojnë Spanjën, Kampione Bote

- Spanja mori 24 vota nga 74 ekspertët e biznesit. Brazili ndodhet në vendin e dytë me 23 preferenca -. TIRANË, 8 Qershor /ATSH/ - Të paktën 74 ekonomistë me famë ndërkombëtare parashikojnë se Spanja do të fitojë Kupën e Botës në Botërorin Afrika e Jugut 2010 sipas një sondazhi të realizuar nga agjencia e lajmeve "Reuters". Për 24 ekonomistë nga 74 pjesëmarrës në këtë sondazh, Spanja e Vinsente del Boske do të kthehet në shtëpi me Kupën e Botës. Mesi do të jetë golashënuesi më i mirë i turneut dhe të paktën një skuadër nga "kontinenti i zi", Afrika, do të mbërrijë në çerekfinale. Brazili ndodhet në vendin e dytë, me 23 preferenca./gj.m//n.m/
KOMENTE