English

Sport-Botëror/ Grupi D: Gjermania, Objektivi Kryesor, Gjysëmfinalet

TIRANË, 8 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Botërori është një mister deri ditën që do të luhet finalja. Surprizat janë të hapura dhe prej 11 qershorit edhe fushat ku do të luhen ndeshjet. Por cilat janë dhe çfarë pretendojnë skuadrat që do të luajnë në këtë botëror? Në Grupin D bëjnë pjesë Gjermania, Astralia, Serbia, Gana. - Gjermania: Tre herë kampionë bote, janë në kërkim të yllit të katërt. "Asnjëherë mos nënvleftësoni Gjermaninë", është kthyer tashmë në një frazë rutinë për të gjithë trajnerët e kombëtareve që i tremben karakterit të "Die Mannschaft". Pasi ngritën Kupën në Zvicër 1954, në shtëpinë e tyre më 1974 dhe në Itali në 1990, formacioni teutonik kërkon të bëjë poker në Afrikën e Jugut. Nën drejtimin e Joachim Loew, ky ekip është konsoliduar shumë. Vitet e fundit kjo kombëtare ka njohur rritje: në 2002-shin shkoi në finale më pas në 2006-n arriti deri në gjysmëfinale. Ndërsa në Euro 2008 formacioni teutonik u mund në finale nga Spanja. Këtë vit kjo kombëtare do të përfaqësohet nga lojtarë si Philipp Lahm, Bastian Schëeinsteiger dhe Lukas Podolski. I pari do të jetë dhe kapiteni, kështu Fritz Valter, Franz Beckenbauer dhe Lothar Matthaus do të kenë një pasardhës të denjë për shiritin që e mbajtën me lavdi në krahët e tyre. Përfaqësuesja gjermane, përveç Botërorit 1930 dhe 1950, ka marrë pjesë në të gjithë fazat e tjera finale të këtij kompeticioni si dhe kanë vënë një tjetër rekord: së bashku me Brazilin ata janë të vetmet përfaqësuese që kanë kaluar nga shtatë herë deri në finale. - Protagonistët: Portierë: Manuel Neuer (Schalke 04), Tim Viese (Ëerder Bremen), Hans-Joerg Butt (Bayern Munchen). Mbrojtës: Arne Friedrich (Hertha Berlin), Per Mertesacker (Ëerder Bremen), Jerome Boateng (Hamburg), Philipp Lahm (Bayern Munchen), Serdar Tasci (Stuttgart), Marcell Jansen (Hamburg), Holger Badstuber (Bayern Munchen), Dennis Aogo (Hamburg). Mesfushorë: Sami Khedira (Stuttgart), Toni Kroos (Bayer Leverkusen), Bastian Schëeinsteiger (Bayern Munchen), Marko Marin (Ëerder Bremen), Mesut Ozil (Ëerder Bremen), Piotr Trochoëski (Haburg). sulmues: Thomas Mueller (Bayern Munchen), Miroslav Klose (Bayern Munchen), Lukas Podolski (Koln), Mario Gomez (Bayern Munchen), Stefan Kiessling (Bayer Leverkusen), Cacau (Stuttgart). - Australia: Pas 32 vitesh mungesë, përfaqësuesja e Australisë arriti të bënte një figurë të mirë në Botërorin e 2006-s, kur skuadra e drejtuar nga Guus Hiddink, u eliminua me një penallti të dyshimtë nga Italia në 16-she. Lojtarët më të mirë të kësaj skuadre janë Tim Cahill (Everton), Harry Keuell (Gallatasaray), Brett Emerton, Vince Grella dhe Jason Culina. Në mbrojte dallohen Lucas Neill dhe portieri Mark Schvarzer. Pas suksesit të kësaj skuadre, fshihet një teknik si Pim Verbeek Pjesëmarrja në Afrikën e Jugut është e treta dhe e dyta radhazi, pas Gjermanisë katër vite më parë. Për herë të parë kombëtarja e Australisë ka luajtur në 1974-n (Gjermani). I vetmi rekord i saj është portieri Mark Schvarzer, që nuk ka pësuar gol për shtatë ndeshje radhazi në eliminatoret e Kupës së Botës. - Protagonistët: Portieri: Mark Schëarzer (Fulham), Brad Jones (Middlesbrough), Adam Federici (Reading). Mbrojtës: Craig Moore (AO Kavala) Lucas Neill (Galatasaray), Luke Ëilkshire (Dinamo Mosca), Scott Chipperfield (Basilea), David Carney (Tëente), Mark Milligan (JEF United), Michael Beauchamp (Al-Jazira). Mesfushorë: Jason Culina (Gold Coast), Tim Cahill (Everton), Brett Emerton (Blackburn), Mark Bresciano (Palermo), Vince Grella (Blackburn), Brett Holman (AZ Alkmaar), Carl Valeri (Sassuolo), Mile Jedinak (Antalyaspor), Richard Garcia (Hull City), Dario Vidosic (Duisburg). Sulmues: Harry Keuell (Galatasaray) Joshua Kennedy (Nagoya Gr.), Nikita Rukavytsya (Tëente). - Serbia: Serbia luajti ndeshjen e parë të saj më 16 gusht 2006, por nuk e mundi "e vetme" Republikën Çeke 3-1, pasi kjo përfaqësuese përbëhej prej dy shteteve të ish-Jugosllavisë: Mali i Zi dhe Serbia. Jugosllavia ka marrë pjesë në nëntë edicione të Kupës së Botës, midis viteve 1930 dhe 2002, ndërsa në Botërorin 2006 Serbi-Mal i Zi për herë të parë i morën vendin ish-Jugosllavisë që përfundoi grupin si mos më keq, pasi mori vetëm tri humbje. Yjet e këtij ekipi janë Nemanja Vidic (mbrojtësi i Manchester United) Dejan Stankovic (Inter) dhe dyshja e sulmit Marko Pantelic e Milan Jovanovic. Por arkitekti i suksesit të tyre është Radomir Antic. Këtë vit, Serbia do të paraqitet për herë të parë si "e vetme" në një finale të Kupës së Botës. - Protagonistët: Portierë: Vladimir Stojkovic (Wigan), Bojan Isailovic (Zaglebie Lubin), Andjelko Djuricic (Uniao Leiria). Mbrojtës: Branislav Ivanovic (Chelsea), Antonio Rukavina (Munchen 1860), Nemanja Vidic (Manchester United), Neven Subotic (Borussia Dortmund), Aleksandar Lukovic (Udinese), Ivan Obradovic (Saragozza), Aleksandar Kolarov (Lazio). Mesfushorë: Dejan Stankovic (Inter), Nenad Milijas (Ëolverhampton), Milos Krasic (CSKA Mosca), Milan Jovanovic (Standard Liegge), Milos Ninkovic (Dinamo Kiev), Zdravko Kuzmanovic (Stuttgart), Zoran Tosic (Koln), Gojko Kacar (Hertha Berlin), Radosav Petrovic (Partizan Beograd). Sulmues: Nikola Zigic (Valencia), Marko Pantelic (Ajax), Danko Lazovic (Zenit S. P.), Dragan Mrdja (Vojvodina Novi Sad). - Gana: Gana në Botëror është një nga ekipet më të motivuara, pasi katër vite më parë ishte e vetmja përfaqësuese afrikane që doli nga grupi (Italia doli e para me një pikë më shumë) për në 16-she si dhe ishte ekipi i parë afrikan që siguroi një biletë për në Botërorin e 2010-s. Për këtë skuadër, pjesëmarrja në fazën finale të Botërorit të 2010-s do të jetë e dyta në historinë e Ganës. Lojtarët më të mirë të kësaj skuadre janë, Michael Essien (futbollisti i Chelsea-t nuk do të luajë këtë botëror pasi është dëmtuar), Muntari (Inter), kapiteni Stephen Appiah, Asamoah Gyan, Junior Agogo, Mattheu Amoah (mesfushë), John Mensah dhe John Paintsil (dyshja e sulmit). Ndërkohë, ekipi në portë është i qetë, pasi ka një siguri si Richard Kingson. Pas këtij grupi të talentuar lojtarësh, qëndron tekniku sërb Milovan Rajevac (që erdhi pas largimit të Claude Le Roy - përfundoi në vend të tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës në 2008-n). Në rininë e tij, ishte një mbrojtës qendre dhe në karrierën e tij e ka luajtur me Jugosllavinë dhe Yllin e Kuq të Beogradit. - Protagonistët: Portierë: Richard Kingson (Uigan), Daniel Agyei (Liberty Professionals), Stephen Ahorlu (Hearts of Lions). Mbrojtës: Samuel Inkoom (Bazel), Jonathan Mensah (Granada), Lee Addy (Bechem Chelsea), Rahim Ayeë (Zamalek), Hans Sarpei (Bayer Leverkusen), John Mensah (Sunderland), Isaac Vorsah (Hoffenheim), John Paintsil (Fulham). Mesfushorë: Sulley Ali Muntari (Inter), Derek Boateng (Getafe), Anthony Annan (Rosenborg), Këadëo Asamoah (Udinese), André Ayeë (Arles-Avignon), Stephen Appiah (Bologna), Quincy Oëusu Abeyie (Al Sadd), Kevin-Prince Boateng (Portsmouth). Sulmues: Mattheë Amoah (NAC Breda) Asamoah Gyan (Rennes), Prince Tagoe (Hoffenheim), Dominic Adiyiah (Milan). Grupi D: Ndeshja Data/ Ora Stadiumi Ndeshja 7 13.06 20:30 Durban Gjermani - Australi 8 13.06 16:00 Tshëane/Pretoria Serbi - Gana 21 18.06 13:30 Nelson Mandela Bay Gjermani - Serbi 24 19.06 16:00 Rustenburg Ganë - Australi 39 23.06 20:30 Johannesburg - JSC Ganë - Gjermani 40 23.06 20:30 Nelspruit Australi - Serbi./n.m/
KOMENTE