English

Tadiç, nesër vizitë të papritur në Shkup

Shkup, 8 qershor, NOA – Presidenti serb Boris Tadiç nesër do të qëndrojë për vizitë një-ditore në Shkup, i ftuar nga presidenti Gjorgje Ivanov, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo vizitë konsiderohet e papritur, pasi ajo nuk ishte paralajmëruar në axhendën e presidentit Ivanov.

Takimi midis dy homologëve do të zhvillohet në darkë në vilën presidenciale Vodno në Shkup.

Marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet në rajonin e Ballkanit do të jenë temat e takimit, bëjnë të ditur burime pranë presidencës në Shkup. Kjo është vizita e dytë e presidentit Tadiç, pas zgjedhjes së presidentit Ivanov në krye të vendit.

Ky takim zhvillohet disa ditë para takimit të presidentëve të të rajonit të Ballkanit në Prizren, që do të realizohet nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

NOA-INA

KOMENTE